Zagreb, 19 nëntor – Ministri kroat i Shëndetësisë Villy Berosh është infektuar me koronavirus, konfirmoi sot në mëngjes Ministria e Shëndetësisë pasi ai nuk u paraqit në seancën e sotme të qeverisë.
“Me paraqitjen e simptomave të sëmundjes, ministri Vili Berosh është testuar për praninë e koronavirusit dhe sot në mëngjes i mori rezultatet nga testi se është pozitiv. Gjendja e tij shëndetësore është stabile me pasqyrë të lehtë klinike dhe vazhdon t’i kryejë detyrat e tij në izolim, duke iu përmbajtur masave të epidemiologëve”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Televizioni H1 jozyrtarisht mëson se ekziston dyshimi se Berosh u infektua të shtunën e kaluar gjatë vizitës së tij në Zhupaninë e Vararadin.
Berosh u testua edhe javën e kaluar pasi kishte sindroma të frymëmarrjes, por testi ishte negativ.