Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot do t’i vizitojë pjesëtarët e Armatës të Republikës së Maqedonisë, të vendosur në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në suaza të vizitës do të realizohet edhe prezantim taktiko-teknik të armatimit të njësitit.