Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski në suaza të vizitës në Kroaci realizoi disa takime dypalëshe me përfaqësues të lartë nga ministritë diksteriale. Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski është takuar me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq e cila, siç thekson, ka shprehur mbështetje të plotë të proceseve integruese euroatlantike të vendeve nga Evropa Juglindore.
Ministri Jolevski ka realizuar takim edhe me kolegun e tij kroat Damir Kërstiçeviq me të cilin kanë biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në arsimin ushtarak dhe shfrytëzimin e kapaciteteve të ndërsjella me parashenjë rajonale dhe të NATO-s. Arsimi ushtarak dhe mënyrat për avancimin e bashkëpunimit ka qenë tema e bisedimit edhe të takimeve të ndara me ministren e Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës Marina Pendesh, si dhe me nënsekretarin e Ministrisë turke të Mbrojtjes Koksal Lima.
Ministri Jolevski ka pasur takime edhe me përfaqësues të partnerit strategjik të Maqedonisë, SHBA-në, gjegjësisht me zëvendës nënsektretarin e aviacionit dhe punëve të ndlrsjella Hajdi Grant e cila e ka kryesuar delegacionin amerikan. Jolevski është takuar edhe me Lars Shmit nga Ministria suedeze e Mbrojtjes, me të cilin ka biseduar për modalitetet për avancimin e bashkëpunimit mes dy ministrive, veçanërisht duke pasur parasysh raportet e shkëlqyera ndërshterore. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski dhe delegacioni i Ministrisë dhe Armatës gjatë panairit për teknologji avancuese janë njohur me një numër të madh të prodhuesve të pajsijeve ushtarake, risive në këtë fushë dhe drejtimet e ardhshme të zhvillimit të industrisë ushtarake.