Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministri Zoran Jolevski prej sot do të marrë pjesë në Panairin treditor për industri ushtarake dhe mbrojtëse ASDA 2017 që do të mbahet në Split, Kroaci. Gjatë panairit, delegacioni i Maqedonisë do të njihet me arritjet më të reja në fushën e industrisë dedikuese të vendeve ekspozuese, ndërsa ministri Jolevski është paraparë të realizojë shumë takime bilaterale me përfaqësuesit nga Kroacia, SHBA-ja, Turqia, Suedia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në panairin ASDA marrin pjesë prodhues të teknologjive përparuese mbrojtëse. Panairi vizitohet edhe nga ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues nga ministritë dhe armatat e 74 shteteve në botë.