Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Prilep.
Ibrahimi në spitalin në Prilep do t’i vizitojë babain dhe djalin e lënduar në zjarrin në fshatin Lokvicë, Makedonski Brod, do të takohet me familjet në rrezik social, e pastaj së bashku me drejtorin e Agjencisë për punësim Vllatko Popovski do të takohet me të punësuarit në furrën “Stara furna”.