Filipçe: Pas tre vjet pauzë në Klinikën për urologji është kryer transplantim i veshkave

6

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se pas tre vjet pauzë në Klinikën për urologji është kryer transplantim i veshkave nga një donator i vdekur.

Shfaqi falënderim të madh deri tek familja e personit të ndjerë, i cili ka vendosur t’i dhurojë organet dhe theksoi se veshkat janë dhuruar për dy pacientë të rinj.

“Punojmë për ta përmirësuar procesin e transplantimit. I intensifikojmë bisedimet me Eurotransplant. Shpresojmë se do të hyjmë në listën e vendeve të cilat do të mund të dhurojnë organe, si dhe se përmes kësaj do të mund t’i shfrytëzojmë për pacientët tanë. Planifikojmë edhe investim serioz në pjesën e Klinikës për anestezion dhe veçanërisht në Qendrën për transplantim”, theksoi ministri Filipçe.

Theksoi se i vendosin edhe të gjitha ilaçet të cilat janë të nevojshme për përmirësimin e procesit të transplantimit.

“Qëllimi është jo vetëm për t’i bërë këto organe të qasshme për pacientët, për fat të personave të ndjerë, por të mund t’i bëjmë të qasshme atëherë kur nuk do të mund të gjejmë pacientë tanë kompatibilë dhe për pacientë në Evropë përmes Eurotransplant. Për këtë e hapim derën përmes kontratave tani më të bëra me Kroacinë për organe nga pacientë të vdekur që të mbesin të qasshme për pacientët tanë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë/

Koordinuesja kombëtare për transplantim, Maja Moskova informoi se në listën e pritjes për transplantim të veshkave janë edhe rreth 70 pacientë

Comments are closed.