Berlin, 21 tetor – Ministri i Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Shpan (40) është pozitiv në koronavirusin e ri, konfirmoi sot Ministria. Siç theksohet, Shpan është në karantin pasi e ka kuptuar se është pozitiv.
Shpan u testua për virusin sepse kishte simptoma të ngjashme me të ftohtin për disa ditë dhe të gjithë ata që kishin kontakt me të u informuan se ishte i sëmurë.
“Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan, te i cili u konfirmua koronavirusi i ri këtë pasdite, mori pjesë në një takim të qeverisë gjermane këtë mëngjes, por tani për tani ministrat e tjerë nuk duhet të futen në karantinë”, deklaroi zëdhënës i Qeverisë.
Sipas tij, rregullat për distancë fizike dhe higjienë janë rreptësisht të parapara në Qeveri.
Sipas portalit Fokus onlajn, as kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të vendoset në karantinë.