Jerusalem, 2 prill – Shumë zyrtarë izraelitë janë në vetizolim pasi u konfirmua se ministri i Shëndetësisë, Jakov Lisman, i cili ka qenë gjithashtu në kontakt të shpeshtë me presidentin Benjamin Netanjahu, është pozitiv në testin për koronavirus, kumtoi Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Pothuajse 7.000 njerëz në këtë vend janë pozitiv në Kovid-19, ndërsa numri i vdekjeve nga virusi është 34.(koha.mk)