Uashington, 30 shtator – Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të SHBA-së, Tom Prajs dha dorëheqje pasi u ngrit hetim për udhëtimet e tij me çarter fluturime të shtrenjta, të cilat e zemëruan presidentin, Donald Tramp. “Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Tom Prajs e ofroi dorëheqjen e tij dhe presidenti e pranoi”, thuhet në kumtesën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders. Tramp shfaqi brengosje për shkak të shfrytëzimit të fluturimeve private çarter për kryerjen e obligimeve qeveritare. “Nuk jam i lumtur, këtë mund ta them, nuk janë i kënaqur”, deklaroi Tramp para gazetarëve. Ministri Prajs është anëtari i parë i administratës së Trampit, i cili u obligua që të largohet. Ai mbeti në këtë funksion më pak se tetë muaj. Kërkimfalja publike e tij dhe mbulimi i pjesshëm i shpenzimeve të taksapaguesve nuk e shpëtoi. Nga përfaqësuesit e Qeverisë amerikane, përveç atyre të cilët janë përgjegjës për çështje të sigurisë nacionale, kërkohet të shfrytëzohen fluturime komerciale për udhëtimet lidhur me punën.