Tetovë, 13 qershor – Gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe qytetarët janë thellë të vetëdijshëm për momentin historik dhe përparimin e Maqedonisë dhe unë pres se përkrahja e integrimeve në BE dhe NATO janë prioritet kulmor, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së sotme dhe takimit me udhëheqësinë e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.
“Secili nga faktorët politikë dhe nga qytetarët e e Maqedonisë duhet të jenë thellë të vetëdjshëm për këtë moment historik në shtet dhe unë pres se do të kemi gjendje stabile edhe në aspektin politik, edhe në aspektin e sigurisë dhe do të lejojmë më në fund Maqedonia të hapërojë përpara”, tha Spasovski.
Ai së bashku me zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Huhiu dhe bashkëpunëtorët ishin për vizitë pune në SPB Tetovë, si pjesë e serisë së vizitave të ngjashme edhe në sektoret tjera të policisë në shtet.
“Këtu dëshirojmë haptazi të japim përkrahje për udhëheqësinë e re të SPB Tetovë. Ishim të informuar për gjendjen e sigurisë, e cila është stabile, për përmirësimet në aktivitetet dhe punën. Arritëm marrëveshje për parimet e punës në të ardhmen, para së gjithash respektimin e profesionalizimit dhe realizimit të interesave të qytetarëve. Biseduam për rregullimin e gjendjes në disa segmente për rritjen e sigurisë në qytet, zvogëlimin e numrit të veprave penale dhe për tërë atë janë përgatitur plane adekuate, sipas të cilave do të veprojë SPB Tetovë në bashkëpunim me MPB-në”, tha Spasovski.
Lidhur me hetimin e mundshëm ndërkombëtar për rastin “Lagjja e trimave” që përmendet edhe në programin qeveritar, Spasovski tha se edhe paraprakisht u paralajmërua se do të punojë në ndriçimin e tërësishëm të rastit me të gjitha hollësitë e mundshme, por madje kur të ketë ndonjë hap të ri rreth kësaj, do ta informojnë opinionin.
“Nuk dëshirojmë të lejojmë të ketë çfarëdo spekulime rreth rastit, pasi ato çojnë deri në mosbesim mes institucioneve dhe mes qytetarëve. Kur të ndërmerren hapa që mund të kumtohen në opinion, ne këtë do ta bëjmë. Përcaktimi ynë është se duhet të bëjmë ndriçimin e shumë prej rasteve. Qartë është se raste tjera hapen që të ndriçohen. Ne nuk paragjykojmë se cili do të jetë epilogu i cilit do hetim, për cilën do vepër ose rast në Maqedoni, por dëshirojmë të prezantohet në mënyrë adekuate dhe zbatohet që të mund në fund të kemi rezultate, në të cilat të gjithë do të kemi besim”, deklaroi Spasovski.
Lidhur me shpalljen e re për punësim në MPB, ministri Spasovski tha se nuk ka rritje të numrit të të punësuarve, pasi me shpalljen plotësohen vendet e punës që ishin zbrazur për shkak të pensionimit ose në bazë tjetër.
Paralelisht me vizitën në SPB në Tetovë, Spasovski me bashkëpunëtorit e vizituan edhe vetaministratën lokal.