Shkup, 21 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme të malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtuan nga MPJ-ja, është paraparë shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me kolegun malazez të mbajnë takim tet-a-tet, pas çfarë do të vijojnë bisedime plenare mes delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, në të cilat pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis dyja të shteteve, bashkëpunimi në planin rajonale dhe multirateral, si dhe për proceset integruese euroatlantike.
Në suaza të vizitës është paparë që ministrat të nënshkruajnë Marrëveshje midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike.
Është paraparë nesër, në ceremoni solemne Rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir Darmanoviqit t’ia ndajë titullin Doktor Nderi i Shkencave