Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj sot ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si ministër.
Lajmin përmes Tuiterit e bëri të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama i cili shkroi se e pranon dorëheqjen e Xhafajt por pa dhënë detaje të tjera.
Në vendin e Xhafajt është emëruar ish-gjenerali Sandër Lleshi.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falënderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në Tuiter.
Zgjedhja e Lleshit duhet të aprovohet nga presidenti dhe Parlamenti i Shqipërisë.