Shkup, 28 mars – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki sot realizoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë Çarlls Garet.
Siç kumtoi Ministria, në takim u këmbyen informacione për bashkëpunimin e deritanishëm të mirë mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Është diskutuar edhe për rezultatet nga projektet e realizuara deri tani dhe programet mes të dy vendeve dhe u konfirmuan sferat konkrete ku ekziston mundësia për thellimin e bashkëpunimit të ardhshëm.