Shkup, 6 maj 2019 (MIA) – Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot dha dorëheqje nga funksioni. Ademi e njoftoi vendimin në pres konferencë në selinë partiake të “Alternativës” në qendrën tregtare “Mavrovsja”. Dorëheqjen siç citohet, e parashtroi për shkak të arsyeve shëndetësore dhe në konsultim me liderin partiak Afrim Gashi. Asaf Ademi është ministri i dytë i Kulturës në Qeverinë aktuale i cili tërhiqet nga funksioni. Para tij Ministrinë e Kulturës e drejtonte Robert Alagjozovski.