Pas vizitës së kryetarit të Kosovës Hashim Thaci, për vizitë dy ditor në Maqedoni do të jetë Ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati. Ai do të realizoj takim me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, kryetarët e të gjitha partive shqiptare si dh me kryetarin e opozitës maqedonase të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovki.
Nga Shkupi, ministri Bushati do të përcjellë mbështetjen që i jep Shqipëria Maqedonisë për anëtarsimin në strukturat euroatlantike, si dhe do të jep mesazh se qytetarët shqiptarë në Maqedoni të votojnë në Referendumin e 30 shtatorit.