Ministri i jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Crnadak, ka porositur sot se Bosnja dhe Hercegovina jo vetëm që nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por as që do ta shqyrtojnë një gjë të tillëderi në fund të mandatit të Këshillit aktual të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Gazeta Metro. Ky deklarim i tij vjen pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Haradinaj që Bosnja ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Crnadak ka thënë për Fen se thirrja e kryeministrit Ramush Haradinaj Sarajevës ta pranojë pavarësinë e Kosovës nuk do të ketë asnjë efekt dhe ka vlerësuar se ajo ishte “deklaratë e dështuar”.
“Në Bosnje dhe Hercegovinë nuk ka njohje të Kosovës, jo për shkak të qëndrimit të boshnjakëve dhe kroatëve, por pikërisht për shkak të qëndrimit të përfaqësuesve të Republika Serpska’s. Në lidhje me këtë pyetje të gjithë janë unik dhe nuk ka asnjë shanse që situata të ndryshojë”, ka thënë Crnadak, transmeton gazetametro.net.
Pretendohet se ministri i jashtëm ka theksuar se në Bosnje ekziston pajtimi që duhet përpjekje për thjeshtësimin e regjimit të vizave, rrjedhjes së njerëzve dhe mallit, e sidomos për afaristët për të kryer më tepër aktivitete ekonomike.
“Në përgjithësi, duhet përpjekje për thjeshtësimin e shumë gjërave me të cilat do të lehtësoheshin jetët e njerëzve “të thjeshtë” dhe funksionimi i përditshëm. Mirëpo, në kuptimin e ndryshimit të qëndrimit të BeH në lidhje me pranimin e Kosovës, sigurisht se nuk do të bëhet fjalë”, ka përfunduar Crnadak.