Shkup, 10 janar – Para dy tre javësh vetura e ministrit të drejtësisë u publikua nëpër rrjete sociale si e parkuar në mënyrë të parregullt në trotuarin para ndërtesës së ministrisë, tani në grupin ‘Ѕидот на сообраќајниот срам” në Facebook janë shpërndarë fotografi se si vetura e njëjtë kthen në korsinë e kundërt nëpërmjet dy vijave të plota.
Ndryshe, për parkimin në trotuar ditë më parë Qyteti i Shkupit vendosi para MD-së shtylla të hekurta në mënyrë që të mos parkohen aty veturat.