Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Vouter Plomp. Saliji theksoi se Ministria e Drejtësisë është e interesuar për bashkëpunim institucional në fushën e jurisprudencës.
Ambasadori holandez shprehu kënaqësi për realizimin e takimit me Ministrin e drejtësisë në funksion të vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve kompetente. Ministri Saliji iu falënderua për interesin e shprehur për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Holandës në Maqedoni.