Ryan Zinke bëri një hyrje të madhe si ministri i sapokonfirmuar i Brendshëm duke shkuar në punë me kalë dhe daulle, shkruan “New York Post”. I veshur me një kapele kaubojsi, çizme dhe xhinse, Zinke u përcoll plot kureshtje dhe habi nga një park në SHBA dhe më pas u nis drejt Departamentit të Punëve të Brendshme. Më shumë se 350 punonjës federalë e përshëndetën me entuziazëm e habi, ndërkohë që Byroja e Çështjeve të Punëtorëve indian i binte daulleve. Ish-Sekretari i Brendshëm, Jack Haugrud, gjithashtu përshëndetën sherif e ri të departamentit, i sapo ishte prezantuar në mënyrë spektakolare.