Fakti se institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë të re për anëtarësim në Interpol, “tregon se nuk janë mbushur mend nga dështimi në seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai”, citon RTS ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviqin, transmeton Koha Ditore.
Ai po ashtu ka konfirmuar se ditë më parë iu ka dërguar letër Interpolit përmes të cilës ka kërkuar që kërkesa e Kosovës të mos shqyrtohet fare në seancën e ardhshme të Asamblesë së Interpolit.
“Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se i vetmi ndryshim që ka ndodhur që nga votimi i fundit është ai se është rritur numri i shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë për Kosovën. Nëse në Dubaj mungonin 40 vota, besoj se në Kil do të jetë edhe më larg nga pranimi” , ka thënë Stefanoviq.
ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë luftën juridike, e cila asnjëherë nuk është ndalur, duke njoftuar edhe njëherë anëtaret e Interpolit pse politizimi i kësaj organizate profesionale do të ishte gjë e keqe për punën e tij të ardhshme, por edhe për të ardhmen e tij të përgjithshme.