Prilep, 8 dhjetor – Pas takimit me prodhuesit e duhanit në Prilep, ministri i bujqësisë, Arianit Hoxha, ka arritur të bind të protestuesit të ndërprejnë protestat dhe të vazhdojnë takimet me zyrtarët qeveritar me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pakënaqësitë e duhanprodhuesve.
“E para dhe më e rëndësishmja, ne jemi në fillim të blerjes dhe është herët të thuhet se cila do të jetë blerja e duhanit këtë vit. Unë e di gjendjen e vështirë të kultivuesve të duhanit, dhe të gjitha përpjekjet dhe emocionet janë të forta, por ne duhet të jemi realist dhe të flasim për atë që Qeveria mund të ndihmojë në këtë rast. Ne nuk mund të ndikojmë në çmim, kompanitë blerëse janë kompani private. Qeveria mund të sigurojë subvencione, edhe atë 30% të buxhetit të përgjithshëm për subvencione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët dhe blegtorët, shkojnë për prodhuesit e duhanit”, ka thënë ministri Hoxha gjatë takimit me duhanprodhuesit.
Këtë vit, ka shtuar ai, të gjithë prodhuesit bien dakord se cilësia e duhanit është pak më i ulët se vitin e kaluar, por thonë se vlerësimi është dy klasa nën atë që është realiste.
“Kjo është arsyeja pse sot kemi rënë dakord të ulemi në të njëjtën tryezë deri të premten, MBPEU si institucion, blerësit dhe prodhuesit e duhanit dhe të përballemi me argumentet e të dy palëve. Deri atëherë, kemi rënë dakord që protestat të ndërpriten”, tha ministri Arjanit Hoxha, pas takimit me Bordin iniciues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit nga rajoni i Prilepit. (koha.mk)