Tiranë, 14 tetor – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias nesër do të qëndrojë për vizitë në Tiranë.
Takimi i tij i parë do të jetë me nikoqirin, Ministrin e autorizuar për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ndërsa sipas paralajmërimit ai do të takohet gjithashtu me Kryeministrin, Edi Rama dhe kreun e shtetit, Ilir Meta.
Sipas mediave shqiptare, një nga temat kryesore të takimeve do të jetë çështja e kufirit detar midis dy vendeve.
Dendias tha disa ditë më parë se kjo çështje kërkon të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, se shpreson të vazhdojë dialogu midis Shqipërisë dhe Greqisë mbi këtë marrëveshje, duke theksuar se zgjidhja e problemeve të vjetra është gjithashtu në interes për Shqipërinë, duke e pasur parasysh perspektivën evropiane.
Në samitin “The Economist” në Athinë, më 16 tetor, Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se ai “do të kërkojë këtë çështje ta zgjidhje një palë e tretë, qoftë ajo gjykata ndërkombëtare”.
Debati mbi çështjen e kufirit detar ka rifilluar pasi Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis tha në parlamentin grek se vendi i tij do t’i zgjerojë ujërat territorial me 12 milje në detin Jon.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi ortek reagimesh, në të cilat kryeministrin Rama e akuzojnë për tradhti, por ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje për këtë.
Mrrëveshja për kufirin detar u nënshkrua në pranverën e vitit 2009 në Tiranë nga Ministrat e Punëve të Jashtme të atëhershëm, Dora Bakojani dhe Lulzim Basha, por Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e vlerësoi atë si antikushtetuese.