Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë sot se Berlini dhe Franca janë afër pajtueshmërisë për marrëveshje rreth propozimeve për buxhetin e Eurozonës.
Ai ka shtuar se pret që marrëveshja të arrihet, nëse jo këtë javë, javës tjetër, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Jemi fare afër”, ka thënë Scholz.
“Kemi pasur diskutime të mira dje që na çojnë drejt sigurisë së mund të bëhemi bashkë kah fundi i kësaj jave, ose fillimi i javës tjetër dhe atë t’ua paraqesim miqve tanë tjerë në Evropë”.