Shkup, 5 tetor – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhej Fazliu sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën “Ditët e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE-së” që mbahet në Shibenik, Republikën e Kroacisë.
Fazliu do të ketë fjalim në suaza të panel diskutimit të parë së bashku me homologët nga Çekia, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta.
Organizator i Konferencës është Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së të Kroacisë.
Konferenca duhet të shërbejë si platformë për këmbimin e informacioneve dhe praktikave të mira mes vendeve shfrytëzuese, autoriteteve kombëtare dhe lokale dhe shfrytëzuesit tjerë të fondeve të BE-së.