Shkup, 5 qershor – Ministri i Vetadministrimit Lokal Suhejl Fazliu, sot dhe nesër, do të merr pjesë në Forumin e qyteteve dhe rajoneve “Investimi në Ballkanin Perëndimor -Investim në Evropë”, që mbahet në Zheshov, Poloni.
Forumi ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve nga Ballkani Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në transformimin ekonomik.
Një nga temat për të cilat do të debatohet, siç kumtoi Ministria e Vetadministrimit Lokal, është Roli i strategjive makro-rajonale dhe mekanizmave tjerë për bashkëpunim ndër-rajonal të vendeve nga rajoni – Si të ndërtohen instrumente dhe programe për bashkëpunim transkombëtar në kuadër të Bashkimit Evropian, që të përmirësohet procesi i transferit të diturisë dhe politikave nga Bashkimi Evropian te vendet dhe rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe si të nxiten partnerët nga Ballkani Perëndimor që aktivisht të marrin pjesë në zbatimin e strategjive makro-rajonale në Bashkimin Evropian, për shkak të afrimit të tyre drejt qëllimeve të përbashkëta.