Ministri Edmond Ademi u takua me Teuta Arifin

19

Shkup, 14 dhjetor – Ministri për marrëdhënie me diasporën, Edmon Ademi realizoi takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin. Në takim është biseduar për bashkëpunimin në të ardhmen që do të kenë Ministria dhe Komuna.

“Tetova shquhet për një mërgatë të madhe, e cila ndër vite ka kontribuar për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë përmes remitancave. Bashkërisht do të hartojmë një strategji kooperimi për të integruar diasporën si pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë”, ka thënë mes tjerash Ademi.

Comments are closed.