Shkup, 24 shkurt – Ministri i obliguar për diasporë, Edmond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi.
Gjatë qëndrimit në Podgoricë, është planifikuar takim me ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanociq dhe drejtorin e Drejtorisë për diasporë, Predrag Mitroviq.
Në fokus të bisedimeve do të jetë përforcimi i bashkëpunimit bilateral për çështje lidhur me diasporën, si dhe këmbimi i mendimeve për përvojat e dy shteteve me UNESKO-n.
Është paraparë që ministri Ademi të takohet edhe me përfaqësues të shoqatave të Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi.