Shkup, 7 qershor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot realizoi takim pune me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakjan.
Në takim, siç kumtoi MMJPH, dy palët kanë shprehur kënaqësi nga angazhimi i deritanishëm dhe iniciativat e UNDP-së në shtetin tonë dhe kanë treguar pritje për të vazhduar bashkëpunimi i deritanishëm i frytshëm gjatë realizimit të projekteve të përbashkëta midis dy institucioneve, në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Njëherit, është diskutuar edhe për shkallën e realizimit të projekteve të filluara, si dhe për përgatitjen e projekteve të ardhshme nga interesi i përbashkët nga sfera e mjedisit jetësor.