Shkup, 11 dhjetor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki sot realizoji takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo.Nga Ministria kumtuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritanishëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mundësitë për thellimin e tij. Të dyja palët kanë theksuar se prioritet do të jetë realizimi i projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe me burimet ujore.