Shkup, 22 shkurt – Ministri i Mjedisit Jetësor Sadulla Duraki, sot u takua me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar.
Në takim, siç informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është biseduar për përparimin e bashkëpunimit që MMJPH e ka me Delegacionin e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit jetësor në kohën e zhbllokimit të negociatave të BE-së dhe veçanërisht në skriningun e ardhshëm të përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin jetësor.
Njëherit, ishin këmbyer edhe informata për realizimin e deritanishëm të projekteve të mbështetura përmes IPA programeve, si dhe të intensifikohet gatishmëria e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme, qëndron në kumtesë.