Shkup, 16 tetor – Aktivitetet reformuese të Qeverisë, me fokus në fushën e gjyqësorit, reformat në administratën publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar, si dhe për reformat në punën e shërbimeve të sigurisë, ishin temat në të cilat kishte folur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me delegacionin e Ministrisë holandeze të Drejtësisë dhe Sigurisë, e kryesuar nga Arjen Tasellar, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte dhe Hans Jonkir, përgjegjës për koordinim të politikave për bashkëpunim ndërkombëtar.
“Ne jemi mbështetës të motos holandeze ‘saktë dhe korrekt’, ndërsa në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së shohim mjet të rëndësishëm reformues, por edhe platformë të bazuar në rezultate për garë korrekte të reformave të vendeve në proces”, theksoi Dimitrov.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, siç kumtoi MPJ, e potencoi rëndësinë dhe shprehu falënderim për mbështetjen bilaterale holandeze të deritanishme dhe ndërtimi i shoqërisë demokratike.
Përfaqësuesit e Ministrisë holandeze të Drejtësisë e potencuan nevojën e implementimit të thelluar dhe dorëzimit të vazhdueshëm të rezultateve nga agjenda reformuese, me qëllim final – fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian.