Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Vatikan. Në takimin me sekretarin për marrëdhënie me shtetet, monsinjor Pol Riçard Galager, pritet të përfshihen potencialet për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, të cilin gjatë dy dekadave të kaluara e kanë karakterizuar respekti dhe përkrahja e ndërsjellë, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta kulturore, religjioze dhe civilizuese.
Krahas relacioneve politike mes dy vendeve, në takimet do të shqyrtohen edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sferën e kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe sferat tjera me interes të ndërsjellë.