Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin global në Varshavë të cilin e organizojnë Këshilli Atlantik dhe Instituti polak për marrëdhënie ndërkombëtare. Siç kumtoi MPJ, Dimitrov, do të shfaqet në panelin për transatlantizmin në erën e jostabilitetit global. Në margjinat e forumit është konfirmuar ministri të realizojë takime me më shumë kolegë dhe përfaqësues të Këshillit Atlantik, organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare.