Prishtinë, 25 mars – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Çuni, i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në seancën e sotme të Parlamentit në të cilën u duke diskutua nisma e partisë së tij për ta rrëzuar qeverinë aktuale, kërkoi nga kryeministri Albin Kurti gjatë pauzës të seancës parlamentare të gjejë një mënyrë për ta parandaluar shpërbërjen e koalicionit aktual.
Çuni menjëherë pas pauzës së pasdites të seancës që filloi rreth mesditës, i kërkoi Kurtit ta tërhiqte vendimin e tij për ta shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që ishte arsye për nismën nga ana e LDK-së për votimin e mocionit të qeverisë.
Çuni e mori përsipër përgjegjësinë gjatë pauzës së seancës parlamentare për të biseduar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetët nga partia e tij për tërheqjen e kërkesës për ndryshimin e qeverisë, nëse Kurti e ndryshon vendimin për shkarkimin e Veliut.