Ministri i Shëndetësisë i Republikës Çeke, Adam Vojtech, ka dhënë dorëheqje për shkak të rritjes rekord të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vojtech tha se hapi i tij duhet të krijojë hapësirë për një qasje të re ndaj pandemisë.
Çekia tani është përballur me një rritje rekord të rasteve të reja të konfirmuara gjatë javës së kaluar.
Të enjten, rritja e përditshme e rasteve të reja ishte më e lartë se 3 mijë.
Ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Vojtech, i cili ishte nën presion nga opozita për të dhënë dorëheqje.
Sipas shifrave të qeverisë të publikuara sot, Republika Çeke ka raportuar gjithsej 49.290 të infektuar dhe 503 vdekje që nga fillimi i pandemisë.