Sofje, 20 tetor – Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov tashmë dy ditë është në vetizolim, pasi u bë e ditur se komandanti i Forcave ajrore bullgare, gjenerali Dimitar Petrov është infektuar me koronavirus.
Ministria e Mbrojtjes informon se Karakaçanovi dje bëri test PCR, rezultati i të cilit ka qenë negativ. Një test i dytë është planifikuar për sot dhe nëse është negativ, atëherë Karakaçanov do të dalë nga izolimi i vetë imponuar.
Me shefin e emëruar së fundmi të FAB, javën e kaluar në kontakt ishte edhe presidenti bullgar, Rumen Radev, për të cilën arsye ai e shtyu vizitën e planifikuar për sot në Estoni.