Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Delegacioni bullgar, të cilin e kryeson Karakaçanov, do të pritet para pllajës së Ministrisë së Mbrojtjes nga ministrja Radmilla Shekerinska. Pastaj do të pasojë takim midis dy ministrave dhe delegacioneve, si dhe deklarata të përbashkëta të Shekerinskës dhe Karakaçanovit.
Ministri bullgar i Mbrojtjes Karakaçanov do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden” në Shkup, ku Regjimenti për operacione speciale do të realizojë stërvitje demonstruese.