Ministri britanik për EU dhe SHBA, Alen Dankan nesër në Maqedoni

Shkup, 17 shtator  – Gjendjet e brendshme politike dhe agjenda reformuese e NATO-s dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet përgatitore në lidhje me realizimin me sukses të referendumit më 30 shtator do të jenë pjesë e temave për të cilat nesër në Shkup do të bisedojnë ministri për Evropë dhe Amerikë në Forin Ofis britanik, Ser Alan Dankan dhe nikoqiri i tij, Nikolla Dimitrov.

Ser Alan Dankan dhe Dimitrov, siç kumtoi MPJ, do të flasin edhe për bashkëpunimin rajonal, angazhimin britanik në kuadër të Procesit të Berlinit, bisedimet ndërmjet BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth Bregzitit.

Vizita e ministrit Dankan paraqet edhe një vërtetim për intensitetin e rritur të dialogut politik ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar, veçanërisht pas vizitës historike të kryeministres britanike, Thereza Mej në Republikën e Maqedonisë më 17 maj, thekson MPJ.