Londër, 22 qershor – Ministri britanik për Lindjen e Afërt Endru Murison nesër do të udhëtojë për në Iran, Vizita e tij po ndodh në kohën e rritjes së tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit për shkak rrëzimit të një droni amerikan, përcjellë KOHA.
“Në këtë periudhë të tensioneve të rritura rajonale dhe periudhë kyçe për ardhmërinë e marrëveshjes bërthamore, kjo vizitë është mundësi për biseda shtesë të hapura, sinqerta dhe konstruktive me Qeverinë e Iranit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme.
Siç thuhet në kumtesë Murison do të bëjë thirrje për ndërprerjen urgjente të tensioneve në rajon dhe të shpreh shqetësim për shkak “sjelljes iraniane në rajon dhe kërcënimin për mosrespektim të marrëveshjes bërthamore, në të cilin Britania e Madhe është dorëzuar tërësisht. (koha.mk)