Shkup, 7 nëntor – Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot realizoi një takim me Ekselencën e saj Jin Liksian Ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë. Duke shprehur urime për emërimin e zotëri Bekteshit në funksion të ministrit , ambasadorja shprehu dëshirë për vazhdimin e bashkëpunimit të vendosur në sektorët ekonomik të dy vendeve, duke theksuar se tregtia tregon rezultate shumë të mira për përforcimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Ambasadorja kineze personalisht ia dorëzoi ministrit Bekteshi ftesat për dy ngjarje të rëndësishme ekonomike, në organizim të Republikës së Kinës. Një prej tyre është Forumi për bashkëpunim ndërkombëtar sipas iniciativës “Belt and Road”, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Shangaj. Me ftesën e dytë të ofruar ministrit Bekteshi, për herë të parë ofron mundësinë për prezantimin e Republikës së Maqedonisë në EKSPO për import në Kinë.
Sipas ambasadorës, bashkëpunimi i RP të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore shënon një vazhdimësi, ndërsa këtë muaj pritet që Samiti i Kryeministrave në Budimpeshtë ti definoj aktivitetet dhe planet për vitin e ardhshëm në disa fusha ekonomike dhe atë në tregti, investime, bashkëpunim në kapacitetet prodhuese dhe industri.
Duke shprehur falenderim për ftesat dhe urimet, ministri Bekteshi informoi se është emëruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si kryesues i Komisionit të përzier maqedonas – kinez sipas marrëveshjes për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik, ndërsa Ministria e Ekonomisë tani më është duke përgatitur një shkresë homologut të tij – ministri i tregtisë së RP së Kinës, për ta informuar lidhur me emërimin dhe të propozoj mbajtjen e Mbledhjes së 8-të Komitetit të përzier maqedonas-kinez në Shkup në pjesën e parë të viti 2018.