Një interes të madh publik tashmë po shkakton masa e Ministrisë së Ekonomisë, e miratuar nga Qeveria, e cila do t’u mundësojë punëtorëve me të ardhura të ulëta të përdorin pushimet vjetore. Në Thirrjen publike e cila ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 29 shtator, mund të aplikojnë punëtorët me të ardhura neto prej 22 mijë denarësh, për subvencion prej 15 mijë denarësh, për një pushim pesë-ditor në një nga qendrat turistike në vend.
Për këtë masë, Ministria e Ekonomisë ka siguruar 60 milionë denarë për kategorinë e përmendur të punëtorëve, me të cilën do të subvencionohen 4000 familje me nga 15 mijë denarë, më saktë do të lëshohet Certifikata për shfrytëzimin e pushimit të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta, në një nga objektet e kategorizuara të hotelerisë në Republikën e Maqedonisë.
Ministri Bekteshi sheh dy qëllime të rëndësishme në këtë masë të krijuar për të mirën e qytetarëve: së pari parimi “paratë tek qytetarët” për të ndihmuar familjet e punëtorëve me të ardhura të ulëta të përfitojnë nga e drejta për pushim vjetor, ndërsa njëkohësisht ofrohet mbështetje për qendrat turistike në rritjen e punës jashtë sezonit turistik.
“Dokumentete që duhet t’i dorëzojnë aplikuesit në Ministrinë e Ekonomisë janë: Formular i plotësuar i aplikimit (i gatshëm); Vërtetim nga punëdhënësi në lidhje me shumën e pagës neto gjatë tre muajve të kaluar, bashkangjitur me raport bankar për tre muajt e fundit për aplikuesin dhe anëtarët e familjes (bashkëshortes dhe fëmijëve) me të cilët do të shfrytëzon pushimin; Fotokopje e një letërnjoftimi ose dokumenti udhëtimi për të dhe anëtarët e familjes të cilët do të përdorin pushimet me të dhe Një deklaratë që aplikuesi personalisht ose me anëtarët e familjes të paraqitur në aplikacion do të përdorin pushimet (i gatshëm)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.
Ministri Bekteshi njoftoi se të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat fizikë që janë të punësuar dhe të ardhurat e tyre mujore në familje nuk tejkalojnë të ardhurat neto prej 22,000 denarë. Përveç kësaj, shtoi ai, një person mund të paraqesë vetëm një aplikim për shfrytëzimin e fondeve për pushimet e organizuara, ndërsa certifikata lëshohen sipas parimit “I pari aplikon- i pari shërbehesh”.
Formulari i aplikimit, shtoi ministri, mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose nga faqja e internetit të Ministrisë së Ekonomisë: www.economy.gov.mk .
“Kërkesa e plotësuar duhet të dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë personalisht, ose me postë në adresën ‘Juri Gagarin’ nr. 15 Shkup. Lista e aplikuesve të cilët kanë dorëzuar aplikim të kompletuar do të publikohet faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, jo më vonë se shtatë ditë nga dita e përcaktimit të listës”, njoftoi ministri i Ekonomisë Bekteshi.