Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të realizojë vizitë pune në komunën e Dollnenit, ku me kompaninë ‘Uolstone’ do të nënshkruajë Marrëveshje koncesioni për kërkime të hollësishme gjeologjike për mermer mineral në Lokalitetin Samarnica. Paraprakisht, ministri Bekteshi do të vizitojë Komunën e Prilepit, ku do të takohet me kryetarin Ilija Jovanovski. Lokacioni Samarnica, përfshin terrritoret e komunave të Dollnenit dhe Prilepit, dhe vetëm në fazën e parë do të sigurojë mbi 100 vende të reja të punës.