Shkup, 22 dhjetor –Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një ceremoni rasti ndau vendimet për subvencionim të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në kuadër të programit për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrje për vitin 2017 të Ministrisë së Ekonomisë.
Ministri gjatë paraqitjes së tij tha se këtë vit u është dhënë mbështetje e drejtpërdrejtë financiare ndërmarrjeve në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë denarë, duke mbështetur kështu zbatimin e e standardeve të cilësisë – ISO, HACCP dhe Hallall, për blerjen e pajisje moderne si dhe për përmirësimin e hapësirave së biznesit, të destinuara për zejtarët, gratë sipërmarrëse, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, esnafët dhe odat e zejtarëve.
‘Sipërmarrësia është forca lëvizëse e çdo ekonomie nacionale, e cila promovon rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm, dhe e cila paraqitet si përparësi strategjike për ekonominë tonë. Meqenëse është kështu, dëshiroj ti kushtoj vëmendje të veçantë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si nxitësi kryesor i çdo ekonomie. Në fakt, këto ndërmarrje në ekonominë e vendit marrin pjese me 99.7% dhe thithin 75.5% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, të cilët konfirmohen edhe si kreatorë të rëndësishëm të produktit shoqëror’ tha ministri Bekteshi para afaristëve.
Buxheti i paraparë për këtë program, që synon mbështetjen e zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme fillimisht ishte 8.890.000 denarë, ndërsa qeveria e re, me Planin e Rritjes Ekonomike, përcaktoi mbështetje edhe më intensive për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe me ribalancin e buxhetit në gusht, për këtë qëllim u siguruan edhe 16.000.000 denarë shtesë, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm në 24.890.000 denarë.
Me këto fonde shtesë, përveç rritjes së shumave individuale për masat e vazhdueshme, u krijua një masë e re e mbështetjes financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për sigurimin e pajisjeve dhe mjeteve, dizajnimin e produktit dhe prodhimin e identitetit vizual të produktit, si dhe për pjesëmarrje në panaire të brendshme. Mbështetja për të gjitha masat u krye përmes publikimit të thirrjeve publike.
Për masën e parë – mbështetje financiare për futjen dhe çertifikimin e sistemit HALAL, të gjitha 13 kompanitë që kanë aplikuar, janë mbështetut me një shumë totale prej 2.2 milion denarë. Me masën e dytë – mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë mbështetur 45 nga 64 kërkesat të pranuara, me një shumë totale prej 9.4 milion denarë. Përmes masës së tretë – bashkë-financimin e projekteve për zhvillimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovimin e sipërmarrësisë, është dhënë mbështetje për 24, nga 26 kompanitë që kanë aplikuar, në shumë totale prej 3.5 milionë. Përmes masës katërt – bashkë-financimin e projekteve të esnafëve dhe zejtarëve, si dhe odave për zhvillimin dhe promovimin e zejtarisë, janë mbështetur 7 nga 10 aplikantë, që arrijnë në rreth 1.1 milionë denarë.
“Interesi i për të gjitha masat ishte shumë i madhe në vitin 2017, dhe janë subvencionuar më shumë se 150 kompani, prodhues, zejtarë, oda të zejtarëve, shoqata të qytetarëve etj. Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë do të vazhdojnë të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe të vitin e ardhshëm, kështu që unë mund të ndajnë me ju informacionin se me projekt-buxhetin për vitin 2018 për këtë program janë planifikuar mbi 38 milionë, që do të thotë buxheti i këtij programi rritet me 60% në krahasim me vitin e kaluar dhe arrin në 38.1 milionë denarë”, tha Ministri Bekteshi para sipërmarrësve.
Në vitin 2018, përveç masave ekzistuese të zbatuara në vitin paraprak, përmes këtij programi do të zbatohen edhe masa të reja përmes njoftimeve publike. Vendimet dhe kontratat e sipërmarrësve u ndanë nga ministri Kreshnik Bekteshi, Sekretari i Shtetëror Zoran Pavllovski dhe këshilltari shtetëror Blerim Zllatku.