Ministri për polici i Australisë, ka bërë diçka të pazakontë. Ai ka raportuar veten në polici për thyerje të ligjit, pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës sa ishte duke vozitur veturën. Troy Grant, derisa ishte në veturë kishte përdor telefonin për të bërë fotografi. Më pas, pasi kishte shkuar në shtëpi, kishte shkruar në twitter për gjestin e tij të kundërligjshëm. Pas publikimit të fotos, menjëherë i kishte kontaktuar organet e rendit, për ta raportuar veten për shkelje të ligjit në komunikacion. “Askush nuk është mbi ligjin, madje edhe nëse je ministër”, tha Grant. Ai gjithashtu tha se “nuk isha i vetëdijshëm që isha duke e shkelur ligjin”. Ministri ka shtuar se ky është një mësim për të, e gjithashtu beson që kjo do të jetë mësim edhe për qytetarët.