Ministri amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi në rreziqet e sigurisë që i sjellin ndryshimet klimatike

10

Uashington, 23 prill – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin ka paralajmëruar për rreziqet e sigurisë globale që paraqiten nga ndryshimi i klimës.

“Ndryshimi i klimës e bëjnë botën më të pasigurt dhe ne duhet të veprojmë,” tha Ostin në samitin e klimës të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Xho Bajden.

“Sot, asnjë komb nuk mund të gjejë siguri të qëndrueshme pa u marrë me krizën klimatike. Ne përballemi me të gjitha llojet e kërcënimeve në punën tonë, por pak prej tyre me të vërtetë meritojnë të quhen ekzistenciale. Kriza klimatike është pikërisht kjo”, tha Ostin.

Ai e theksoi shkrirjen e akullit në Arktik dhe konkurrencën në rritje për burime dhe ndikim në rajon.

Si në Afrikë ashtu edhe në Amerikën Qendrore, miliona njerëz janë prekur nga thatësira, uria dhe shpërngulja për shkak të rritjes së temperaturave dhe motit ekstrem, tha ai.

Në Paqësor, ngritja e niveleve të detit dhe stuhitë më të shpeshta dhe të ashpra po i vë njerëzit në rrezik.

Migrimi masiv i njerëzve që kërkojnë siguri i vë ata në rrezik të shfrytëzohen dhe radikalizohen, gjë që minon stabilitetin, tha ai.

Ndryshimi i klimës po pengon gjithashtu punën e forcave të sigurisë, tha Ostin.

“Nga bregu në breg dhe në të gjithë botë, kriza e klimës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe i ka sjellë njerëzit në rrezik, duke e bërë të vështirë për ne dhe aleatët tanë për të kryer misionin e mbrojtjes të SHBA-së”, tha ai.

Bajden ftoi 40 shefa shtetesh dhe të qeverive në një samit dyditor të klimës. Takimi ka për qëllim bashkimin e ekonomive më të mëdha për të vendosur objektiva më ambiciozë të reduktimit të karbonit dhe shihet si një përgatitje e rëndësishme përpara një konference të KB-së për klimën në Gllasgou në nëntor.