Shkup, 2 nëntor – Republika e Maqedonisë këmbëngul që të realizojë bashkëpunim aktiv me vendet tjera anëtare të UNESKO-s, të bazuar në parimet demokratike, për të cilat angazhohet Organizata. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë imperativ për krijimin dhe zhvillimin e politikave dhe praktikave aktuale në vendin tonë, tha sot ministri Robert Allagjozovski në fjalimin e tij në debatin kryesor plenar të seancës së 39-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në Paris.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Allagjozovski ka theksuar se në procedurë është hapja e katedrës së tre të UNESKO-s në Fakultetin për arte muzikore në Shkup për menaxhim të të drejtave autoriale në muzikë dhe industritë kreative në rrethinën digjitale, krahas dy katedrave të UNESKO-s të hapura në Fakultetin Filozofik për studime interkulturore dhe hulumtime edhe të Shkollës së lartë për media. E përmendi edhe përfshirjen në programin afatgjatë “Njeriu dhe biosfera” dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.
“E kemi realizuar me sukses shpalljen nga ana e UNESKO-s të Ohrit dhe Prespës si rezervat tejkufitar biosferik… Me rëndësi të veçantë është se deri më tani kemi regjistruar tre elemente të Listës reprezentative të UNESKO-s për trashëgimi jomateriale kulturore të njerëzimit, ndërsa këtë vit shpresojmë se do t’i regjistrojmë edhe aplikacionet mutlimediale për: “Praktikat kulturore të ndërlidhura me 1 marsin – Martinkat e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe të Maqedonisë dhe “Hidrelez” të Turqisë dhe të Maqedonisë. Shteti ynë, me shpalljen e qytetit Manastir për qytet kreativ në fushën e filmit, i kyç në rrjetin e UNESKO-s të qyteteve kreative”, ka theksuar ministri i Kulturës.
Ministri dje kishte takim edhe me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Irina Bokova, në të cilin,. siç thekson Ministria e Kulturës, e ka shprehur përkushtimin e Republikës së Maqedonisë që t’i zbatojë rekomandimet e Misionit reaktiv dhe vendimin e Komitetit nga Krakovi për Ohrin.