Shkup, 18 dhjetor – Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje në ambientet e Ministrisë së Kulturës ka zhvilluar takim të shkurtër me profesor Bejtulla Demiri nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik.
Siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës, në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe studentët e këtij Universiteti, ministri Ademi prezantoi punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Kulturës.
Ky takim i studentëve të Departamentit të Shkencave Politike pranë këtij Universiteti ishte pjesë e punës së tyre praktike për njohjen lidhur me funksionimin e institucioneve në Republikën e Maqedonisë.