Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Erkall Kara me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm në arsimin e lartë, si dhe për aktivitetet e ardhshme të përbashkëta.
Ministri Ademi, siç kumtoi ministria resore, e ka njoftuar ambasadoren me synimet reformuese për arsim cilësor, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ademi, ndër të tjera, ka theksuar se një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përafrimi i cilësisë së arsimit në vend me arsimin e shteteve të zhvilluara.