Shkup, 14 qershor – Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, realizoi takim pune me përfaqësues të Forumit demokratik të Maqedonisë, Emilija Todorova dhe Maja Panova. Në këtë takim ministri Ademi i ka njoftuar me aktivitetet fillestare, planet dhe idetë për punën e ministrit dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me diasporën. Ademi, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se nga vetë fakti që njëri nga ministrat e Qeverisë është përgjegjës për diasporën, tregon vetë angazhimin e tij për të siguruar diasporën jo vetëm në anën politike, por edhe si peshë thelbësore. Përfaqësuesit e Forumit të Maqedonisë Demokratike e prezantuan organizatën e tyre, e cila është mbipartiake, multi-etnike dhe multi-fetare dhe është e hapur për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit, të cilët kanë interesa dhe shqetësime të përbashkëta. Shpallja u botua në shtatë gjuhë, tashmë është përfunduar edhe programi i tyre. Përpjekjet e tyre kanë për qëllim demokratizimin e Maqedonisë, lirinë e medias, përforcimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe aktivitetet në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës. Forumi ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në fushat e aktiviteteve që ndërmerr. Bashkërisht është arritur përfundimi se duhet ndërtuar ura të besimit dhe partneritetit mes institucioneve dhe mërgimtarëve, të cilat do të jenë në dobi për shtetin dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.