Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në kuadër të vizitës së tij të punës në Berlin dhe Festivalin e Filmit në Berlin sot realizoi takim pune me Lusia Rikalde, udhëheqëse sektori e Evropës Kreative MEDIA, Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Rrjetit të Komunikimit, Përmbajtjes dhe Teknologjisë, dhe me Harald E. Tretenbrein, udhëheqës sektori i Evropës Kreative MEDIA në EACEA – Agjencia Ekzekutive për Arsim, Arte Audiovizuele dhe Kulturë e Bashkimit Evropian.
Në takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Filmit, Gorjan Tozija, ministri Ademi e potencoi rëndësinë e programit Evropa Kreative MEDIA për Maqedoninë që rezultoi me projekte të suksesshme konkrete, si dhe mbështetjen e madhe në bashkëpunim ndërmjet sektorit audiovizuel në Evropë, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel evropian. Njëkohësisht ishte theksuar se është me rëndësi të madhe që sektori audiovizuel të dalë nga kornizat nacionale dhe përmes shkëmbimit të përvojave të kontribuojë për rritjen e kapacitetit të produksioneve.
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sonte në kuadër të Edicionit të 69-të të Festivalit të Filmit në Berlin do të marrë pjesë në Mbrëmjen Maqedonase në organizimin e Agjencisë së Filmit.(koha.mk)